Zëvendësministri Hasani në Split takon ministrin Mehaj: Sigurohet mbështetje për aspiratat e Kosovës

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Bashkim Hasani ka realizuar takim bilateral me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj në prag të Konferencës A5 që mbahet në Split të Kroacisë, transmeton TetovaSot.


“Takim bilateral me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj në prag të Konferencës A5 që mbahet në Split të Kroacisë.

Ministrit Mehaj i sigurova mbështetje të fuqishme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në të gjitha proceset dhe aspiratat e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtes dhe sigurisë” ka shkruar Hasani.