Deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA thotë se mbeten në qëndrimin e tyre për vepruar si opozitë.

“Vendosëm që të japim nënshkrim për votëbesim të Qeverisë e nga ai moment, pozicioni jonë, veprimtaria jonë, artikulimi jonë politik është opozitar. Nuk mundet një ditë të jemi kundër një Qeverie, një strukture, të asaj strukture të njëjtë të njerëzve të atyre subjekteve politike dhe ditën e nesërme nëse neve na jepet mundësia të rikthehemi përsëri në atë strukturë, qenka një qeverisje e mirë. Janë çështje parimore, janë çështje serioze mbi bazën e analizave konkrete”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA.

Nga Lëvizja BESA edhe nga Aleanca për Shqiptarët thonë se janë në kontakte të vazhdueshme, por veprimet e tyre në të ardhmen dhe koalicioni i mundshëm opozitar, do të bisedohet pas vendimit përfundimtar të Alternativës.