Zejdi: Bashkëpunimi me VMRO-në na dëmtoi me -27 mijë vota

Zejdi ka komentuar edhe humbjen e madhe të votuesve që nga dita kur filluan bashkëpunimin me VMRO-në.


“35% e votave të cilat i kishim më herët ne i kemi humbur tani më. Demotivimi i strukturave tona ka filluar që nga humbja e madhe e elektoratit”, është shprehur Zejdi.

“Hendikep ka qenë për Alternativën që nuk kemi pasur kandidat në zonën 5 dhe 6. Unë kam dëshiruar që në rrethin e parë të shkojmë veçmas Aleancës që ti masim forcat tona”, ka thënë Zejdi.