Zaevi largohet në dhjetor, por Ahmeti mund ta rrëzojë Qeverinë

Që të mos arrihet mundësia për fillimin e negociatave aderuese me BE-në në Dhjetor, ka mundësi që dorëheqja e Zoran Zaevit, të efektuohet në Dhjetor – kanë thënë për “Slloboden Peçat” pjesëmarrës në takimin e Kryeministrit në dorëheqje me partnerët e qeverisë. Në këtë takim, sic shkruan “Slloboden Peçat” është vlerësuar se SHBA-të, pas kësaj, ndoshta mund ta përshpejtojnë procesin eurointegrues.

Zaevi, I cili të dielën dha dorëheqje, I ftoi në Qeveri përfaqësuesit e partive që koalicionojnë në pushtet që të propozojnë kandidatë për mandatuesin e qeverisë së re.

Në këtë takim, sic shkruan “Slloboden Peçat” Zaevi ka qëndruar fuqishëm në qëndrimin e tij publik se tërhiqet nga pozita e Kryeministrit. Vendimin, partnerëve të koalicionit u aka arsyetuar si akt të përgjegjësisë personale për humbjen në zgjedhjet lokale, me qëllim të ruajtjes së dinjitetit dhe integritetit personal, prej se “BE-ja na përplasi derën para hundës”.

Ai ka thënë se nëse mbetet Kryeministër, opozita për cdo ditë do t`I bëjë thirrje për dorëheqje, që mund të krijojë klimë të keqe në shoqëri. Zaevi, sic shkruan Slloboden Peçat, ka theksuar se do të jetë aty për të ndihmuar për gjithcka që duhet të kryhet.

Për shqyrtimin e propozimeve për mandatar të ri, është paralajmëruar një takim I ri deri në fund të javës, por edhe takime të ndara të Zaevit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, të Besës, Bilall Kasami dhe të PDSH-së, Menduh Thaçin. Nëse partnerët qeveritar, para së gjithash, Ahmeti, Kasami e Thaçi, nuk japin pëlqimin për mandatarin e ri të propozuar, sipas informacioneve të Slloboden Peçat nga takimi, ka mundësi që Kryeministri I ardhshëm të jetë jopartiak.

Burimet e “Slloboden Peçat” kanë thënë se të gjithë partnerët e koalicionit janë besatuar se shumica është stabile dhe se nuk duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas partnerëve shqiptar në Qeveri, vetëm Zaevi është “amalgam për një shoqëri për të gjithë”. Kyçe për ta është se nuk është e njëjtë se kush do të jetë mandatari si dhe druajnë që të mos vehet në pikëpyetje mbijetesa e koalicionit qeveritar. Kryeministri I ri do të thoshte turbulence të reja për ndarjen e “kulaçit” qeveritar, vecanërisht nëse shumicës I bashkangjitet edhe Alternativa, për cka, sic thonë nga “Slloboden Peçat”, tashmë zhvillohen negociata.

Pjesëmarrësit e takimit thonë se nëse partnerët shqiptar nuk pajtohen se kush do të jetë Kryeministri I ri, nuk do të ketë qeveri koalicioni, respektivisht Ahmeti mund ta rrëzojë Qeverinë – shkruan “Slloboden Peçat”.

Nga BDI-ja kanë thënë se Ahmeti, megjithjatë, nuk heq dorë nga qëllimi për t`ia ndryshuar mendjen Zaevit. Mbeten në pozicionin se Zaevi, e jo ndonjë mandatar tjetër ka marrëveshje me Ahmetin në Qeveri. Ekziston droja se mandatari I ri ka mundësi të mos I realizojë projektet e dakorduara me Zaevin, që janë të rëndësishme për shqiptarët. Njëri prej tyre është Marrëveshja për Kryeministrin Shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë.