Fitojmë shansin historik për t’u kualifikuar në Kampionatin botëror në futboll! I përgëzoj futbollistët tanë që na çojnë në balotazh dhe që na e ofruan këtë gëzim, ka shkruar sonte kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.


“Jemi krenarë për këtë sukses! Shkojmë më tej, zemrat tona janë me ju”, shkruhet në postimin e Zaevit.

Reprezentacioni sonte në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup e mposhti Islandën me rezultat 3:1 dhe do të marrë pjesë në plejofin për Botërorin që do të mbahet në Katar