Për të shmangur sulmet e organizuara ndaj përdoruesve, kompania YouTube mori një vendim.


YouTube ka hequr një veçori që tregonte se sa njerëz nuk e kishin pëlqyer një video, në përpjekje për të ndaluar ngacmimet, shkruan The Verge.

Ndryshimi është shtuar në një masë të madhe për të reduktuar “sulmet e mospëlqimit”, ku grupe njerëzish punojnë së bashku për të tentuar rritjen e numrit të mospëlqimeve sa më shumë që të jetë e mundur.

Butoni “dislike” u lançua si një përpjekje për të bërë pikërisht atë që tingëllon: t’u japi njerëzve mundësinë për të dhënë feedback për videot që ata mendojnë se ishin të këqija.

Dhe shpesh e bënte këtë në mënyra spektakolare, si për shembull kur YouTube lançoi videon e tij “Rewind” u bë videoja më e papëlqyer ndonjëherë.

Por faqja tha gjithashtu se butoni dislike po përdorej për të ngacmuar krijues të veçantë.

Tani YouTube do ta mbajë këtë ndryshim eksperimental dhe mesa duket testi tregoi se heqja e numrit të ‘dislike’ zvogëloi “sulmin e mospëlqimit” si dhe tregoi se priret të ndodhë më shumë në kanale më të vogla.

Vetë butoni i mospëlqimit nuk do të hiqet dhe do të vazhdojë të futet në algoritmin e rekomandimeve të YouTube. Krijuesit do të mund të shohin se sa mospëlqime kanë marrë videot e tyre, privatisht, në mjetet që YouTube ofron.