Xhaferi: Deri ne ora 24:00 duhet ta mbylli seancën

-Duhet të bëhet konstatimi formal që të dihet se si do të fillojmë ditën nesër, kështu deklaroi kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21. Xhaferi thotë se pa marrë parasysh nëse ka ose jo deputetë në Kuvend, ai duhet të përmbyll deri në ora 24:00 seancën për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Unë sot deri ora 24 duhet të përmbyll seancën që është e hapur, janë prezent, nuk janë prezent deputetët. Unë duhet të pres deri në ora 24 në aspekt formal që të përmbyllet dita e sotme”