Barcelona e ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat 1:3, në kuadër të javës së 15-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në atë të dytën i pamë katër të tillë.

Fillimisht Frenkie de Jong kaloi katalonasit në epërsi qysh në minutën e 48-të të ndeshjes.

Nëndetësja e Verdhë u kundërpërgjigj në minutën e 76-të përmes Chukwuezes dhe u mendua se ndeshja do të përfundonte pa fitues.

Por, në minutën e 88-të, Depay kaloi sërish mysafirët në epërsi, kurse Coutinho në minutën e 90+4 realizoi nga penalltia për ta vulosur fitoren e dytë nën drejtimin e Xavit.

Kështu, Barcelona mbetet e shtata në tabelë me 23 pikë gjithsej, shtatë më pak se lideri, Real Madridi.