Adoleshenti Kyle Rittenhouse u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzat lidhur me vrasjen e dy personave në një protestë kundër racizmit dhe plagosjen e një të treti në Kenosha, Ëisconsin vitin e kaluar, pas një trazire që përfshiu Amerikën.


Rittenhouse u mbrojt duke thënë se i kishte vrarë ata dy persona për vetëmbrojtje. Ai kishte udhëtuar në qytet nga shtëpia e tij në Illinois dhe, i armatosur, ai tha se kërkonte të ndihmonte në mbrojtjen e pronës nga trazirat.

Atëherë, në moshën 17-vjeçare, ai qëlloi për vdekje Joseph Rosenbaum, 36-vjeçar dhe Anthony Huber, 26-vjeçar dhe plagosi 27-vjeçarin, Gaige Grosskreutz.

Avokatët e Rittenhouse argumentuan se ai “po përpiqej të ndihmonte këtë komunitet” dhe “reagoi ndaj njerëzve që e sulmonin atë.”