Tre persona kanë mbetur të vdekur sonte në Gllogjan të Komunës së Deçanit, pas sulmit që dyshohet të jetë bërë nga arma Kallashnikov, mbi autobusin, i cili po bartte nxënës.

Ndonëse për rastin e sotëm të ndodhur në Gllogjan, sipas organeve shtetërore ende nuk dihen motivet, në Kosovë ka pasur disa raste me pasoja fatale të ndërlidhura me kompanitë e transporteve të udhëtarëve.

Në vitin 2015 kishte mbetur i vdekur pronari i një kompanie në stacionin e autobusëve në Skenderaj. Kjo vrasje kishte ndodhur për shkak të problemeve me linja autobusësh.

Edhe në vitin 2016, në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit, pronari i kompanisë Mendi ishte vrarë nga pronari i një kompani tjetër të autobusëve, për shkak të problemeve të kahmotshme të linjave të autobusëve.