Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla i pranishëm në ceremoninë mortore të 8 vjeçarit i sugjeroi prokurorisë të mos zgjasë hetimet për vrasësin 38-vjeçar Klodian Calameni.

“Është një nga ato ngjarje të rënda që kanë prekur çdo shqiptar, ne që jemi prindër më shumë se të tjerët ajo që na bën të jemi përgjegjës për ngjarjen është nevoja që të kërkojmë në mënyrë të menjëhershme nga prokuroria, gjykata ndëshkim maksimal për këtë kalbësirë të shoqërisë që duhet të kalbet në burg përfundimisht. Ndihmë financiare për familjen, ndërkohë që do t’i gjendemi në ndihmë familjes, por siç e thash nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjen. Jemi po aq të shqetësuar sa ata, e gjitha institucionet shtetërore duhet të vendosin pikëpyetjet e tyre për reagimet”, tha Balla.

“Ky është një moment reflektimi për organet ligjzbatuese për të vepruar shpejt dhe pa humbur kohë për personat që kryejnë krime, siç është rasti i vrasjes së fëmijës 8 vjeçar nga fshati Daullas në periferi të Fierit”, tha Balla.

I mituri Mateo Vasiu

Si ndodhi ngjarja?

Një ditë më parë Fieri u trondit nga grabitja dhe vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani. Në lidhje me ngjarjen u arrestua nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi 8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e tij. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen dhe tregoi se e kishte groposur trupin në oborrin e shtëpisë. Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit.

Sot janë hapur dyert e mortit në familjen e të miturit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Kush është Klodian Çalamani?

Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo jo pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës në vitin 2009.

Vrasësi i të miturit

Top Channel