Mediat greke kanë publikuar pamjet e atentatit me pasojë vrasjen e biznesmenit shqiptar në Athinë, Marius Dhiamandi dhe plagosjen e kushëririt të tij, Juxhin Bajrami. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar pranë një pike karburanti, biznes në pronësi të shqiptarit të vrarë.


Në pamje duket momenti kur Dhiamandit i afrohet një automjet te këmbët. Nga xhami i pasëm një person me kapuç në kokë qëllon me armë zjarri pistoletë me silenciator. Shqiptari bie në tokë pa ndjenja, por atentatori nuk ndalet me kaq. Ai qëllon sërish drejt trupit të viktimës për t’u siguruar që e ka ekzekutuar.

 

Viktima është djali i një ish-oficeri nga Delvina dhe është larguar nga vendlindja që në moshën 7-vjeçare.

Sipas policisë greke, Dhiamandi ishte arrestuar në 2013 për një vrasje që kishte ndodhur tre vite më herët, por kishte marrë pafajësi.

Konkretisht ai u arrestua për vrasjen e një shqiptari në 14 shkurt të 2010. Vrasja e 30-vjeçarit shqiptar asokohe ndodhi rrugën “Fokionos Negri” në Kipseli.