Zgjidhje për krizën politike janë vetëm zgjedhjet e shpejta, njofton VMRO-DPMNE.


Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e mbrëmshme ka shqyrtuar gjendjen aktuale në vend pas fitores së kësaj partie në zgjedhjet lokale.

Sipas anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, është konstatuar se zgjidhja më e mirë për krizën politike në vend është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse me LSDM-në nuk mund të ketë qeveri të re, por vetëm një vazhdimi i krizës politike në vend.

Në të njëjtën kohë në komision u diskutua për çështje partiake dhe u vendos që kongresi i partisë të mbahet më 12 dhjetor. Në këtë kongres lideri aktual Hristijan Mickoski pritet të jetë kandidati i vetëm për kryetar të partisë, sidomos pas fitores së zgjedhjeve lokale.

Partia ka vendosur të veprojë në mënyrë konstruktive edhe në Kuvendin e Maqedonisë në lidhje me miratimin e buxhetit të shtetit, sepse siç tha Kovaçki, buxheti nuk kalon për LSDM-në apo BDI-në, por për qytetarët e Maqedonisë.