Sot në Shkup u mbajt forumi i biznesit polako-maqedonas të organizuar në kuadër të vizitës së presidentit të Polonisë Andrzej Duda. Forumin e hapën presidentët e dy vendeve, Stevo Pendarovski dhe Andrzej Duda.


Në forum morën pjesë Drejtori Dejan Pavlevski dhe Zv drejtori Sami Rushidi gjithashtu mbi 60 kompani maqedonase dhe polake, ndërsa pas pjesës zyrtare përfaqësuesit e kompanive patën mundësinë të kenë takime dhe prezantime B2B.

Marrëdhëniet tradicionalisht të mira ekonomike dhe politike ndërmjet vendeve janë bazë e shkëlqyer për ndërtimin e partneriteteve, përmirësimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive maqedonase dhe polake, përmes lidhjes dhe rrjetëzimit për vendosjen e marrëdhënieve të reja afariste.