Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Izraeli i ka hapur rrugë vaksinimit kundër koronavirusit të fëmijëve mbi 5 vjeç.


Të miturit do të marrin vaksinën e Pfizer dhe Biontech dhe sipas ekspertëve do të përdoret vetëm 1/3 e dozës.

Ministria e Shëndetësisë në Izrael shprehet se të dhënat tregojnë se përfitimet nga vaksinimi janë më shumë se rreziqet.

Në verë, Izraeli kishte nisur fushatën për dozën e tretë të vaksinës dhe nisi vaksinimin e fashës 12-17 vjeç.