Vdes Driton Hajdari, i dënuari në rastin “Bllaca”

I dënuari me shtatë vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, ka vdekur gjatë natës së mbrëmshme.

Këtë e kanë bërë të ditur familjarët nëpërmjet rrjeteve sociale, njofton Klankosova.tv.

Hajdari ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).

Ai ishte i dënuar me shtatë vjet burgim në procesin gjyqësor “Bllaca II”, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale “Tentim vrasjeje”.

“Njoftojm miqet, shoket dhe far e fisin se pas nje semundje sot ndrroj vllau jon Driton Shaqir Hajdari (ARAPI) varrimi i te ndjerit behet me daten 14.11.2021 . Ne varrezat e prishtines dragodan me ikindi 14:00”.