Kryeministri i vendit Albin Kurti ka uruar komunitetin hebre me rastin e festës Hanukkah.

Në një postim në Twitter, Kurti ka shkruar se “drita gjithmonë do të triumfojë mbi errësirën dhe liria do të lulëzojë kundër shtypjes.

“Sonte është nata e dytë e Hanukkah, urimet më të mira për të gjithë miqtë tanë hebrenj që festojnë. Kujtojmë se në fund, drita gjithmonë do të triumfojë mbi errësirën dhe liria do të lulëzojë kundër shtypjes”, ka shkruar Kurti.

Hanukkah festohet për tetë ditë dhe netë. Fillon në 25 të muajit hebre të Kislev, i cili përkon me fundin e nëntorit – në fund të dhjetorit në kalendarin laik.

Në hebraisht, fjala “hanukkah” do të thotë “përkushtim”.

Çdo komunitet ka traditat unike të Hanukasit, por ka disa tradita që praktikohen pothuajse në mënyrë universale. Ata janë: ndriçimi i hanukkiyah , tjerrja e dreidelit dhe ngrënien e ushqimeve të skuqura.