Ulen flamujt në gjysmë shtizë në Komunën e Kërçovës për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgarinë e ku jetën e humbën 46 persona nga Maqedonia e Veriut. Në aksidentin tragjik jetën e humbi edhe Gazmend Ukalli nga Kërçova bashkë me të fejuarën Albina Beluli nga Tetova. Ukalli ka punuar në kabinetin e Fatmir Deharit në Komunën e Kërçovës.