Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), organizoi Konferencë rajonale me temë “Mali Sharr – perlë e rajonit”.


Kjo Konferencë organizohet në kuadër të projektit të përkrahur nga programi zviceran “Civica Mobilitas” dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i konferencës ishte të sjellë në një vend zyrtarët, ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga dy shtetet ku shtrihen Malet e Sharrit – Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.

Pas miratimit të Ligjit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, edhe kjo pjesë e Sharrit fitoi statusin e Parkut Kombëtar, si zonë e mbrojtjes më të lartë. Ministrat e këtij dikasteri, ai i Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini dhe i Kosovës, Liburn Aliu, folën për rëndësinë e shpalljes së Malit Sharr për park kombëtar, mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin ekonomik.

Gjatë konferencës së sotme u nënvizua fakti që në të ardhmen më shumë rëndësi ti kushtohet mbrojtjes së pyjeve nga prerjet ilegale të drunjëve, ndërtimet e pakontrolluara komericiale dhe shtimin e kontrolleve të institucioneve.

Poashtu u vu në dukje edhe investimi në resurset njerëzore për thithje të fondeve nga Bashkësia Ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e natyrës.