Trupi i pajetë i vogëlushit Mateo Vasiu i është kthyer mbrëmjen e djeshme familjarëve të tij. 8 vjeçari që u rrëmbye dhe u vra barbarisht nga fqinji i tij, kishte dalë për të luajtur në rrugën përballë shtëpisë, për të mos u kthyer më.


Në orën 21.30, ekspertët kriminalistë mbaruan ekzaminimet e trupit të Mateos dhe punonjësit e funeralit në prani të të afërmve u nisën drejt banesës në Grecalli. Trupi i vogëlushit me kokën e masakruar u vesh me një kostum sportiv gri, ndërsa dhimbja e zia rrethoi arkëmortin e bardhë.

Një nga hallat, Arta, ishte aty duke kujtuar me pikëllim se gjithë ditën kishin qenë si të këputur kur nëna e vogëlushit, Flora, i kish telefonuar për ta pyetur mos ishte nga tokat me Mateon.

“E tmerrshme, kërkonim në gjithë fshatin. Kur pamë kamerat dalluam Mateon me biçikletën e Klodianit. Policia shkoi shtyu portën e teneqesë dhe gjeti me belin e përbaltur autorin e krimit, 38 vjeçarin Klodian Çalamani dhe trupin e pajetë të vogëlushit mbuluar me baltë. Një shpullë autorit aty dhe ai tha “unë e bëra…”, ka treguar halla e vogëlushit.

Kujtojmë se, pasditen e djeshme Policia e Fierit njoftoi se kishte gjetur të vrarë dhe të mbuluar me baltë vogëlushin Mateo Vasiu. Trupi u gjet në oborrin e shtëpisë së fqinjit, Klodian Çalamani, i cili pranoi se autori ishte ai.

Numri i të infektuarve të rinj me virusin korona javën e kaluar është ulur për 8.1 për qind krahasuar me javën paraprake, konstaton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin javor për gjendjen me koronavirusin në vend.

Nga data 8 deri më 14 nëntor, me Kovid-19 janë infektuar 3.218 persona, që është për 286 më pak se nga periudha midis 1 dhe 7 nëntorit.

Javën e kaluar janë testuar 21.346 njerëz, për 3.5 për qind më pak se një javë më parë. Përqindja e pozitivitetit varion nga 10.7 deri në 20.4 për qind, ndërsa mesatarisht 14.8.

Më shumë të infektuarit e rinj ka në Shkup. Personat e infektuar janë të regjistruar në të gjitha grupmoshat dhe rastet më të shpeshta janë personat mbi 60 vjeç (4.6 për qind). Incidenca më e ulët është raportuar në grupmoshën 0-9 vjeç (3.2 për qind). Sipas gjinisë, 52,1 për qind e pacientëve janë gra dhe 47.9 për qind janë burra.