Tragjike, Covid-19 i merr jetën fëmijës 3 vjeç nga Berati, ndodhej në intubim në QSUT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë 3 vjeç e gjysmë nga Berati ka humbur jetën.

Burime për mediat bëjnë me dije se fëmija ishte infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar të hënën në reanimacionin e Pediatrisë.

3-vjeçari është futur menjëherë në intubim, pasi ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa sot fatkeqësisht ka ndërruar jetë.