Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Deçan ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Në një postim në Tëitter, kreu i qeverisë shkruan se jetët e marra në Kosovë nga “plumbat e një egërsie” na kanë brengosur të gjithëve. Rama shton se autori duhet të marrë ndëshkimin ekstrem të drejtësisë.

Po ashtu, kryeministri shqiptar ngushëllon familjarët e viktimave ndërsa institucioneve të Kosovës u bën thirrje për kurajo ” në këtë moment fitues”.