46 është numri i të vdekurve në aksidentin me autobus në Bullgari në orët e hershme të së martës. Autobusi me shtetas të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Turqia, është rrotulluar në orët e hershme të së martës në autostradë në perëndim të Bullgarisë e më pas është përfshirë nga zjarri.


Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, duke përfshirë edhe dy binjakë.

Katër anëtarë të një familje shqiptare mbetën të vdekur.

Avni Ahmeti 1985 , Shkup
Xhihan Ahmeti 1986 , Shkup
Alban Ahmeti 2017 , Shkup
Luan Ahmeti 2017 , Shkup