Tragjedia në Bullgari dhe gjuha e urrejtjes: Përse të mbajmë zi kur ata nuk janë tanët, ata nuk janë maqedonas (VIDEO)

Reagimet mizore nga ana e disa individëve në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari, ku si pasojë e djegjes së autobusit humbën jetën 45 persona për fat të keq nuk kanë të ndalur. Përveç komenteve skandaloze, në rrjetet sociale qarkullon edhe një video, në të cilën një person përdor gjuhë të urrejtjes, duke kundërshtuar vendimet e autoriteteve për të mbajtur ditë zie, me arsyetimin se “ata nuk janë tanët dhe nuk janë maqedonas”.


Në videon kontroverse thuhet:

“Dëgjoj se diçka paska ndodhur atje në Bullgari, një autobus qenka përmbysur dhe kanë vdekur një grumbull njerëz. Dhe tani parashtrohet pyetja, i shoh flamujt anembanë Shkupit janë në gjysmështizë, ditë zie. Por përse të mbajmë zi kur ata nuk janë të tonit. Duke e parë listën e emrave, e sheh se ata nuk janë maqedonasë, shkruan Nistori.

OK, ka disa muhabete dhe në faktik ka indikacione se shumica nuk janë as “shiptarë”, por bëhet fjalë për torbeshë, bëhet fjalë për myslimanë maqedonas, duke qenë se shumica e tyre janë nga Studeniçani, do të thotë se kjo pak e ndryshon situatën, mirëpo bëhet fjalë për njerëz të cilët në masë të madhe pretendojnë se janë “shiptarë” për të pasur përfitime kornizë për të gëzuar në pozitën e pakicës në Republikën e Maqedonisë, edhe pse janë maqedonas, por të fesë islame, por ja, ata janë vëllezërit tanë që e kanë gjetur të arsyeshme të gënjejnë për origjinën e tyre etnike dhe të ujdisen me “shiptarhanet”, dhe mund te thuash qe i ka arritur e merituara, ndoshta tani do te vijnë mendtë në kokë se gjaku nuk është ujë, se duhet të jenë me fisin e tyre, me popullin e tyre.

Por njerëzit më qortuan mua, se si munde të veprosh ashtu, ata janë njerëz të gjallë, ata janë djegur, si mund t’i urosh atë festën e “shiptarëve” tu djeg zjarri. Po ja, si mundemi, unë jam një nga të këqijtë, më të këqijtë. Unë nuk kam ndërmend, si shumë njerëz të tjerë, të ringjall Jugosllavinë, as nuk kam në plan të bëj këtu Amerikën apo Zvicrën në Ballkan. Kur themi agim i vërtetë, nënkuptojmë shtetësinë e vërtetë maqedonase, d.m.th ndërtimin e një shteti të popullit maqedonas, një shtet-komb, një “Volkstaat” në gjermanisht”, shprehet folësi.