Në një aksident të tmerrshëm automobilistik në Podravinë (Kroaci), në rrugën ndërmjet Kozharevcit dhe Klostar Podravskit, ka humbur jetën 25-vjeçarja N.V, raportojnë mediat kroate, transmeton TetovaSot. Sipas policisë, ajo ishte duke drejtuar një makinë “Alfa Romeo”, kur ka dalë nga rruga, është përplasur me një gardh betoni dhe më pas në një pemë.

Policia ende nuk ka përcaktuar shkakun e aksidentit.

Nga plagët e marra 25 vjeçarja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa trupi i pajetë është transferuar në repartin e patologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Koprivnicë ku do të bëhet autopsia.

Pak para aksidentit ajo e kishte marrë bashkëshortin e saj të pakurorëzuar në punë në Klostar Podravski dhe në momentin e aksidentit ka qenë duke u kthyer në shtëpi.

– Ishte shtatzënë me një fëmijë tjetër. Ajo ishte në muajin e dytë duke lënë pas një vajzë katërvjeçare, shkruajnë mediat kroate.

Bashkëshorti ka mbërritur shumë shpejt në vendin e aksidentit dhe i shokuar u ka thënë gazetarëve se nuk kanë kaluar as 15 minuta që kur ajo e ka lënë në punë, gjegjësisht si ka ndodhur aksidenti dhe kur i kanë treguar atij.