Torino fiton ndaj Udineses, Vojvoda luajti tërë ndeshjen

Spread the love

Torino ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Udineses 2:1, në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të në Serie A.

Brekalo realizoi golin e epërsisë për vendasit në minutën e tetë, gol që bëri diferencën në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit realizuan sërish. Ishte Bremer që shënoi për 2:0 në minutën e 48-të të ndeshjes.

Krejt çfarë bëri Udinese ishte goli i ngushtimit të rezultatit i shënuar në minutën e 77-të nga Forestieri.

Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda luajti tërë ndeshjen, ndërsa nga Whoscored u vlerësua me notën 6.7.

Me këtë fitore, Torino ngjitet në vendin e 11-të me 17 pikë, kurse Udinese mbetet e 15-ta me 14 pikë gjithsej.


Spread the love