Ballkani pësoi humbje të thellë xhiron e fundit ndaj Llapit me rezultat 4:1 dhe kështu e humbi pozitën e parë në renditjen tabelare në Superligë.

Përveç humbjes, tifozëve të Ballkanit u ka penguar shumë që asnjë lojtar nuk kërkoi falje pas ndeshjes.

“Xhebrailat” të frustruar deklaruan se në ndeshjen e radhës që luhet në Suharekë të mërkurën do të jenë prezent në stadium, por jo në mënyrë të organizuar.

“Të mërkurën do jemi prezent në stadion por kësaj radhe jo në mënyrë të organizuar por do jemi në tribinë, pra duke pasur parasysh që asnjë lojtar nuk kërkoj falje për këtë humbje, ateherë as ne nuk do brohorasim për ta të mërkurën”, thuhej në postimin e tyre në Facebook.

Tutje, ata i dërguan edhe një porosi klubit, duke thënë se në rast humbjeje, nuk do të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Kjo zgjidhje nga ana jonë zgjatë vetëm për këtë lojë, që shpresojmë për të mirën e tyre të reflektojnë, përndryshe në rastin e më se keqës (humbjes), nuk do mbajmë përgjegjësi për veprimet tona”, thuhej tutje në postim.