Sot nga ora 7 deri në ora 10 në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll aksion për shpejtësinë me të cilën lëvizin veturat që kryejnë transport të udhëtarëve dhe transport mallërash informon Tetovasot . Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 25 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-14 dhe GV-11). Për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parashikuara me ligj, si dhe është sanksionuar 1 kundërvajtje tjetër në komunikacion, kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
SPB Tetovë sërish apelon tek drejtuesit e mjeteve që shpejtësinë ta përshtasin sipas kushteve të rrugës, veçanërisht pasi rrugët sot janë mjaft të lagështa, e në disa vende ka sasi më të madhe të ujit. Në atë mënyrë drejtuesit e mjeteve do të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, sepse ngasja e shpejtë është arsyeja numër një për një numër të konsiderueshëm të aksidenteve në trafik në rajonin Tetovë-Gostivar dhe mbi të gjitha për ata me pasojat më të rënda.Tetovasot