Në Gjykatën e Fierit do të jepen sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin. Ndërkohë familjarët e Mateo Vasiut kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e gjykatës.


Ata kërkojnë të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të përballen me vrasësin e vogëlushit. Kjo ka sjellë përplasje me forcat e policisë, të cilët nuk i lejojnë të futen.

Ata raportohet se kanë thyer edhe xhamat e derës hyrëse.

Masa e sigurisë për Çalamanin do të jepet në orën 10:30.