Një autobus në Kosovë, me udhëtarë që ishin nisur nga Deçani për në fshatin Gllogjan është sulmuar me armë zjarri, e si pasojë deri më tash raportohet për të paktën një të vdekur dhe dy të plagosur,


Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, për mediumet kosovare tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti”, ka thënë Gashi.