Tayna dhe Ledri vinë me këngën “Hala” (VIDEO)

Sonte paska qenë nata e këngëve

Pas Dafina Zeqirit dhe Ron sonte këngë të re ka lansuar edhe Tayna.

Reperja ka lansuar këtë këngë në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe kënga mban titullin “Hala” .

Producentë i kësaj kënge është Cricket, i cili ka bërë edhe muzikën e kësaj kënge bashkë me Egzon Surkishin.

Kjo këngë e Tayna në bashkëpunim me Ledrin vjen pas tre muajve, kur reperja lansoi këngën “Taka”.