Taravari me VMRO-në e shkatërroi ASH-n dhe Selën

Bashkëpunimi i Arben Taravarit me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe partinë e tij për komunën e Gostivarit e shkatërruan Aleancën për Shqiptarët dhe Ziadin Selën. Në taborin shqiptar ky bashkëpunim rezultoi të jetë i dëmshëm për ASH-në e cila pësoi rënie prej 22.000 votave, shkruan tokasot.com

Për ta siguruar karrigen e tij Taravari e shpartalloi partinë e tij dhe la nën hije kryetarin Ziadin Sela duke humbur thuajse në të gjitha komunat ku garonte Aleanca. Ziadin Sela me shumë gjasë do të jetë në ditët e tij të fundit si kryetar partie pasi që humbi në të gjitha fshatrat e Strugës dhe në shumicën e komunave ku garonte me kandidatët e përzgjedhur për kryetar komunash.

Arben Taravari marrëveshjen e tij e bëri me VMRO-në e Mickoskit dhe jo me shqiptarët. Kjo rezultoi edhe me humbjen e Bërvenicës me votat që Taravari ia dhuroi VMRO-së. Taravari jo vetëm që e dëmtoi ASH-n por e dëmtoi dhe e uli poshtë Selën. Taravari sipas gjitha gjasave dëshiron ta merr postin e kryetarit edhe në parti për ta penzionuar Ziadin Selën. Në çdo cikël zgjedhor Sela i ka humbur zgjedhjet dhe kjo ka pasur edhe shumë ndikim negativ në elektoratin e ASH-së.