Taravari flet për humbjen e shqiptarëve në Bërvenicë/ Ja ç’thotë

“Unë në Bërvenicën kam qenë për të përkrahur kandidatin tonë Argjent Gurrën”, kështu është përgjigjur në ClickPlus kryetari i Gostivarit, Arben Taravari teksa u pyet se pse humbën shqiptarët në Bërvenicë ndërkaq fitoi VMRO-DPMNE-ja.

Taravari ka mohuar se ka ndikuar në votuesit e Bërvenicës, teksa ka kujtuar se kandidati i ASh-së në rrethin e parë, Gurra ka dhënë mbështetje për kandidatin shqiptar, Enver Pajazitin.

Ka shtuar, se anëtarët e ASh-së gjithkund kanë votuar kandidatët shqiptarë ku kanë qenë në garë me kandidatë të partive maqedonase.

Kështu tha ka ndodhur në Kërçovë dhe në Haraçinë.

“Arben Taravari as që ka shkuar prej 17 tetorit, as ka komunikuar me strukturat e ASh. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por ma merr mendja se shumica e shqiptarëve, shumica e kanë votuar (Enver Pajazitin), por unë e di se me asnjërin nga strukturat e ASH për të mbështetur kandidatin e VMRO, as që kam folur dhe as që kam biseduar, as që më kanë pyetur, plus që Enveri është kandidat i pavarur. Shumica e anëtarëve të ASh-së kanë votuar Fatmir Deharin, edhe pse se ka merituar. Shumica e anëtarëve tanë e kanë votuar Ridvan Ibrahimin dhe jo Milikije Halimin dhe mirë kanë bërë”, tha Taravari.