Mesfushori i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, me paraqitjet e tij me kombëtaren dhe Napolin, ka bërë për vete dy prej gjigandëve të futbollit spanjoll.


Mediat spanjolle raportojnë se Real Madrid dhe Barcelona janë vënë në gjurmët e Elmas, dhe kërkojnë që të transferojnë mesfushorin në Spanjë.

“Pikat mbi i” i vendosi paraqitja e tij më kombëtaren maqedonase në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ku arriti që në një ndeshje të rëndësishme të shënonte 2 gola, dhe të kalonte në fazën “Play Off’.

Elmas ka një kontratë deri në vitin 2025 me Napolin dhe vlera e kartonit të tij llogaritet në 17 milionë euro, për të cilin që tani kanë filluar edhe interesimet për të siguruar shërbimet e tij.