SPB Tetovë kanë kryer aksione kontrolluese në tre lokale në Zonën e Tetovës

Në periudhën prej orës 22.50 më 10. nëntor deri në
orën 01.00 të datës 11.nëntor 2021, zyrtarët policorë
të SPB-së Tetovë, Njësia nacionale për luftimin e
kontrabandimit dhe trafikimit me qenie njerëzore
dhe Departamentit për krim ndërkufitar dhe migrim
në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës kanë
kryer aksione kontrolluese në tre lokale në Zonën e
Tetovës informon TetovaSot.
AK (34) dhe EK (37), të dy nga Republika e
Shqipërisë, janë ndaluar në orën 00.30 në një objekt
hoteliere në fshatin Sellarcë e Epërme e Tetovës, për
shkak të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e
Maqedonisë së Veriut dhe mosmbajtjes së lejes për
banim. Ata janë ndaluar në Stacionin policorë të
Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj
tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.
Në orën 01.50 në një objekt hotelierik në fshatin
Zherovjan të Tetovës janë arrestuar katër shtetase të
huaja edhe atë K.I. (29) nga Republika e Bullgarisë,
D.K. (32) nga Republika e Serbisë, A.H.(24) nga
Rusia dhe M.N. (26) nga Republika e Serbisë, për
arsye se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik,
përkatësisht kanë qëndruar në kundërshtim me
qëllimin. Ata janë ndaluar në Stacionin policorë dhe
pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të
ngrihen kallëzime përkatëse.TS