Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në një prononcim për “Utrinski Briefing” theksoi se është mirë që kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev të mbetet në krye të partisë dhe qeverisë.


“Zaev merrte vendime që në fillim nuk u kuptuan mirë. Është mirë që ai të jetë këtu edhe në Qeveri edhe në parti, por për shkak të strukturës morale nuk e di nëse është e mundur. Vendimi nuk duhet të merret mbi bazën se i ka paraprirë dikush. Sulmet janë të justifikuara ose të pabaza, por kjo nuk duhet të jetë një arsye për t’u larguar. Një koalicion kaq serioz me synime të qarta strategjike drejt integrimeve evropiane, me konceptin “një shoqëri për të gjithë” ka nevojë për Zaev. Ai i bashkon strukturat edhe në parti edhe në koalicion”, tha Spasovski.