Florian Marku do të tentojë të jetë i pamposhtur në boks në meçin që do të zhvillohet sot (e shtunë) ndaj Jorick Luisettos.


Në konferencën para mediave, Marku ka njoftuar se meçi i do të fillojë për sot në mbrëmje rreth orës 21:00-22:00.

LEXO EDHE:Mourinho e kërkon me çdo kusht, vazhdon telenovela ‘Xhaka’

Meçi do të zhvillohet në Wembley në “SSE Arena”, një natë që mund të ketë një gëzim edhe më të madh për të.

Boksieri ynë po pret të bëhet baba dhe shpreson që të marrë fitore dhe atë t’ia dedikoi fëmijës së tij.

Marku ka nëntë fitore e një barazim deri më tani, ndërsa rivali i tij, Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me nokaut dhe ka humbur 2.

Boksieri shqiptar e ka paralajmëruar kundërshtarin se është stërvitur si kurrë më parë dhe do të tentojë ta nokautoi qysh në minutat e parë të duelit.