Snopçe i Aleancës mbron Koalicionin LEVICA

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në 21LiveNews, theksoi se kjo Qeveri duhet të rrëzohet. I pyetur se a kanë qenë në dijeni të gjithë deputetët nga ASH-AAA se në këtë iniciativë do të jetë edhe e “Majta e Apasievit, Snopçe me përgjigje:


“Fatkeqësisht ka një tendencëm nga portalet nga njerëzit që qeverisin të veshin atë konceptin e diskuncionit politik ose Levica të mos të jetë ose s’ka Qeveri. Ne kemi parim ndryshe. Parimi ynë dhe filozofia politike është koncepti i konjuksionit politik. Pra kjo Qeveri duhet të rrëzohet. Ky pushtet duhet të dekriminalizohet. Këto fenomenet devijante duhet të luftohen. Ky regjim hibrid duhet të largohet nga skenca politike. Pra t’i realizojmë të gjitha këto në kuadër të konceptit të konjukcionit të gjitha së bashku. Qëllimi i opozitës është të rrëzohet qeveria”.