Skender Rexhepi: Pres që të takohem me Micevskin e VMRO-së

Deputeti I Alternativës, Skënder Rexhepi, në një prononcim për Klan M, ka bërë të ditur se pranon sfidën e Deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevskit, që të dorëzojnë nismë të re për rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI, bashkë me 19 nënshkrimet e deputetëve të LSDM-së.

Ai për Klan M edhe një herë është shprehur I prerë se nënshkrimi I tij nuk do të jetë bashkë me të “Levicës” në nismën për shumicë të re parlamentare.

Skënder Rexhepi tha për Klan M se pret që ditëve në vijim të takohet me Nikola Micevskin.