Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kandidatët e Vetëvendosjes (VV), dilnin vetëm me Kurtin, sikur të ishin fëmijë të Kurtit.


Krasniqi në T7 ka thënë se njëri prej shkaktarëve të humbjes së VV’së në zgjedhjet lokale ka qenë përzgjedhja e kandidatëve dhe mungesa e programeve.

Ai thotë se kandidatët e VV’së mbështeteshin tek kryeministri Albin Kurti që tua fitonte zgjedhjet.
“Kandidatët e VV-së dilnin vetëm me Kurtin, sikur të ishin fëmijë të Kurtit”, ka thënë Krasniqi.

PDK fitoi në 8 komuna në zgjedhjet lokale, tre prej të cilëve janë qendra të mëdha. Ndërkohë VV fitoi vetëm 4 komuna. Ky ishte rezultat dëshpërues për VV’në e cila kishte fituar në shumicën e komunave në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit.