Me shtatë vjet e gjashtë muaj burg është dënuar sot 21 vjeçari Nikolla Stefanovski nga Kumanova, i cili ka marrë kallëzim penal për vepër të rënd kundër sigurisë në komunikacion me pasoja fatale, përkatësisht për aksidentin në komunikacion në të cilin humbi jetën Jelena Filipoviq, shkruan TV21.


Përveç dënimit me burg, gjykata e dënoi me pesë vjet ndales të drejtoj automjete.

Aktgjykimi u dha sot në seancën e dytë, pasi Stefanovski e kishte pranuar fajin.

Aksidenti ka ndodhur në mbëmjen e Vitit të Ri të Vjetër në rrugën “Ilinden” në Shkup, kur Stefanovski, Jelena dhe shoqja e tyre Tamara po ktheheshin nga një festë.

Babai i Jelenës gjithashtu është në paraburgim, pas dyshimeve se në muajin gusht kishte planifikuar vrasjen e autorëve të aksidentit.