Shtabi i Krizës sot duhet të mbajë mbledhje dhe të sjellë vendim se a do të pranojë rekomandimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse, që “nëpunësit shtetërorë të shkojnë me punë me test ose vaksinë”.


Nëse Shtabi i krizës e pranon rekomandimin, të njëjtin ia dorëzon në formë të propozimit Qeverisë e cila në seancën e nesërme duhet të sjellë vendim për të njëjtën.

Për masën në fjalë pati kritika të shumta, pasi nga Sindikatat u vlerësua si “detyrim për t’u vaksinuar”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka sqaruar se kjo masë nuk nënkupton detyrim, pasi sipas tij qytetarët mund të zgjedhin se a do të vaksinohen apo të dorëzojnë në punë test negativ për Kovid-19 çdo javë dhe gjithë kjo të jetë shpenzim i tyre.

Masën e arsyetojnë me faktin pasi duke u vaksinuar apo duke dëshmuar se nëpunësit shtetërorë janë negativ në Kovid-19, do të mbrojnë kolegët e tyre në vendin e tyre./TV21