Shqiptarët mezi po presin formimin e koalicionit LEVICA

Maqedonia sepse nuk i dihet më nëse do jetë Maqedonia e Veriut për shkak të atyre që e kontestojnë atë, po hyn në një rrugë të verbër. Ishte në tjetër drejtim por sërish u pa se forcat e errëta u shfaqën dhe u rikthyen sërish, fatkeqësisht edhe përmes disa “shqiptarëve” të vëllazëruar me palën tjetër në frontin për funksione dhe jopër cështjen shqiptare. Në këtë pikë më të humbur janë po shqiptarët që kanë rrënë në grackën e nacionalistëve maqedonas dhe po e shesin lirë dinjitetin përmes disa karrieristëve politikë që më në fund iu dha shansi i artë të jenë dikush po në politikë, shkruan TS.
Por ky formim i një koaliconi i cili tani njihet si koalicioni “LEVICA” është një ogur i zi për shumë procese që e prisnin vendin i cili ka përpara shumë sfida dhe tashmë çdo gjë po shkon drejt një humnere.
Në një front të përbashkët, nacionalistët e VMRO-së, kishin studjuar mirë e mirë figurat politike shqiptare që do ta realizonin bashkë këtë projekt ANTI shqiptarë e ANTI perëndimorë por që e keqja e madhe nuk ka ardhur akoma.

Në fillim marrja e frenave të pushtetit dhe pastaj pjesa tjetër është shumë e ditur dhe e lexueshme se si mund të qeverisin nacionalistët që u pengon çdo gjë. U pengon përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit. U pengon poashtu gjuha, kultura, Kosova, Ezani, Amerika, Bullgaria dhe raportet me cdo vlerë pro perëndimore.

Kthimi i kësaj politike që mezi morri fund pra pak vitesh e kthen vendin e trazuar në një regres të madh.

Ishte si një rrufe në qiell të hapur

Fatkeqësisht disa parti shqiptare me protagonistë të vegjël që nuk përfaqësojnë shqiptarët u bënë palë e koalicionit “LEVICA”. Ata për qëllime personale varrosën çdo vlerë të demokracisë, integrimit të vendit, kthimin e kaosit, kthimin e drejtësisë së telekomanduar nga selitë partiake dhe mbase edhe kthimin e një regjimi të ri por më të sofistikuar.
Ky është një koalicion interesash maqedonase, asgjë më shumë se kaq./TetovaSot/