Drejtori i Agjencisë për Komunikim Elektronik (AKE) ka vendosur për hapjen e konkursit ku përfituesit do të mund të marrin leje për përdorimin e rrjetit të internetit 5G. Me miratimin e kërkesës, do të mundësohet shfrytëzimi i rrezeve të gjatësisë valore prej 700 MHz deri 3 GHz. Të drejtën për të fituar leje e kanë personat fizik dhe juridik brenda dhe jashtë vendit. Aplikimi mund të bëhet brenda 35 ditëve, hapja e ofertave do të bëhet më 5 janar në ora 10:00, ndërsa përzgjedhja e përfituesit do të bëhet brenda dhjetë ditëve.