Këngëtarja Shkurte Fejza sot feston ditëlindjen.


Ajo sot po feston 60-vjetorin e lindjes, edhe pse duket shumë më e re se kaq.

Ishte vetë, Shkurte Fejza e cila ndau një imazh të saj në rrjete sociale teksa tregoi se sot ka ditëlindjen dhe mbush 60 vjet.

Shkurte Fejza u lind më 18 nëntor të vitit 1961 në Mushtisht.

Mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë.

Paraqitjet e para në skenë ajo i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj.

Në maj të vitit 1975 ajo morri pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe u shpërblye me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”. Nga atëherë, sukseset për të nuk kanë munguar.