Gjiganti spanjoll synon të nënshkruajë kontratë të re me talentin e tyre.


Gavi është njëri ndër futbollistët e rinj që po shkëlqen te Barcelona këtë edicion.

17-vjeçari, ka arritur të zë vend në formacionin e Barçës, dhe po lë përshtypje të mira me paraqitjet e tij.

Pas formës së mirë, shumë ekipe evropiane kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit spanjoll.

Chelsea thuhet se po bënë presion për të sjellë në ekip talentin e ‘Blaugranëve’.

Megjithatë, sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Barcelona e ka në plan ta blindojë Gavin me kontratë të re.

Mesfushori ka kontratë me klubin deri në vitin 2023, ndërsa atij do ti ofrohet rinovimi edhe për disa vite tjera me rritje page.

Gavi pëlqehet shumë edhe nga trajneri i ri Xavi që e sheh atë si të ardhmen e klubit.