Shadi Nauf al-Sadeh, udhëtari misterioz me origjinë arabe, i cili ishte në listën e të mbijetuarve në një spital në Sofje, doli sonte në mediat bullgare duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me aksidentin tragjik dhe se ishte vendosur gabimisht në listë, transmeton TetovaSot. Al-Sadeh, një shtetas bullgar, tha se ishte në spitalin Pirogov sepse i ishte thyer krahu dhe nuk e dinte pse ishte shkruar emri i tij në listën e të mbijetuarve, raportoi BNT.

Të shtunën, ai u shtrua në departamentin e traumës së spitalit me një thyerje të krahut.

Konfuzioni mbi emrin e Shadi al-Saleh në listë ka ndezur shumë spekulime se kush ishte “pasagjeri i tetë” misterioz që i mbijetoi përplasjes. Djali i njërit prej shoferëve të autobusit tha sot për Free Press se kishte parë emrin e al-Saleh të shkruar pranë emrave të të mbijetuarve të tjerë.

Ndërkohë në autobusin e djegur në autostradën “Struma” është shfaqur një tjetër pasagjer, por gabimisht ka futur valixhet në një autobus tjetër të “Besa Trans” dhe ka udhëtuar me të./TetovaSot