Drejtori i Përgjithshëm i Monzas, Adriano Galliani foli për Binario Sport për trajnerin e ri të Genoas dhe ish-kampionin e madh të Milanit, Andriy Shevchenko.


“Kam dëgjuar, dhe shpresoj që pasi ka bërë mirë me kombëtaren e tij, mund të bëjë mirë edhe te Genoa. Ai është inteligjent, aplikon veten, di gjithçka, nuk mungojnë kushtet për të bërë mirë”, tha Galliani.

Sheva ka marrë drejtimin e Genoas javën e kaluar dhe shpreson të arrijë objektivat me klubin më të vjetër italian.

Ndeshja e parë e Genoas nën drejtimin e Shevas luhet në vikend me Romën.