Shaholli: “Kalkulimet e efendiut”

Shkruan: Medai Shaholli

(qyfyre nga kasabaja)

Menjëherë pas kapërcimit të krizës qeveritare të ditës së enjtes me huqjen e shansit dhe dështimin mocion mosbesimit ndaj qeverisë Zajko, që thoni ju more shokë, besprerët e Bilit gjithënjë e më shumë po mendojnë ta shkrinë partinë dhe të ngjizen brenda SDSM-së.

Nëse këto janë vetëm fjalë që i përhapin gojët e liga apo thashetheme me shpoti ahere vetë efendi Adnani të na sqarojë pozicionin nëse do t’i bashkohet shumicës apo jo, pasi SDSM-ja i ka shpëtuar të pabesët nga zhdukja si specie xhonturke nga skena politike vitin e kaluar, kur ata bënë koalicion e zorit me ‘druzhe Zajkon’ në zgjedhjet parlamentare.
Po t’u skërmitësh pak nën lëkurën e besëprerëve u del gjaku i makutërisë për pushtet dhe pabesi.

Ndaj, ne populli i thjeshtë kemi të drejtë të pyesim efendi Adnanin, se kur do ta japë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Hekurudhave duke ndjekur shembullin e abi Arijanitit apo ka menduar diçka më pragmatiste për vete për t’ia mbathur drejt zyrave të SDSM-së për mos t’u kthyer më në selinë e besprerëve xhonturqë?
Kasabaja dhe tentenet presin se ku do ja mbajë Bili në këto zhvillime pasi i dhanë votën thonë se do të na bëjë gropën.

Krushqia e besëprerëve me SDSM-në dhe Zajkon nuk na befason pasi ata kanë të njëjtën simpati për ‘shkijet’.
Kur u dyndën refugjatët gjatë luftës së Kosovës thonë burimet e mirëinformuara se efendi Andnani si imam i fshatit i mirëpriti në Llërcën e tij refugjatët serbë dhe nuk ua përplasi atë barrë Jegunovcës si vëllezër të një gjaku që janë me ‘maqedoncat’ e Zajkos.
Vetë Zajko me një rast ka deklaruar se ‘njeh trashëgiminë serbe mbi Kosovën dhe se ai ‘shkijet’ e Kosovës i ka vëllezër të një gjaku’.

Rreziku i zhdukjes nga skena politike si subjekt politik edhe pse financohen nga babadovleti mbase janë arsyet që detyruan besëprerët e Bilit si oportunistë që janë të lidhin miqësinë si ‘sojuznikë’ të një bashkimi të ri me SDSM-në.

Në fakt, deputetët e Besës që thoni ju more shokë janë deputetë që janë votuar nga SDSM-ja dhe jo me vota shqiptare, ndaj dhe dalja e Besës nga koalicioni me SDSM-në është gjest pabesie pasi merr votat maqedoncash dhe ja mbath djathtas në një moment krize.
Ikën nga ai që i ka shpëtuar jetën siç janë socialdemokratët e Zajkos dhe papritur flirton me opozitën, vetëm pse nuk e duron dot DUI-n dhe karshillëkun e Artan Grubit brenda këtij koalicioni!

Sido që të ndodh çdo gjë do të qartësohet në ditët në vijim nëse ka qënë lojë dalja nga shtëpia e koalicionit apo inati i Bilit me integristët që nuk i duronte më ta trajtonin si adoleshent.