Sela: I tronditur me sulmin makabër mbi autobusin me nxënës të linjës Gjakovë – Deçan

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, transmeton TetovaSot.

I tronditur me sulmin makabër mbi autobusin me nxënës të linjës Gjakovë – Deçan.
Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe lutemi për të lënduarit.
Besojmë në institucionet e Kosovës për të sjellur shpejtë para drejtësisë autorin e këtij sulmi makabër.